Hotel Alpin Llogara ndodhet ne zemër të Parkut Kombëtar të Llogarasë. Me arkitekturën e tij klasike dhe moderne e cila ndërthuret mjaft bukur me ambjentin që e rrethon ju fton për të pushuar në çdo stinë të vitit. Kapaciteti: 20 dhoma me pamje nga Parku i Llogarasë të pajisura me: TV, sistem qendror ngrohjeje, frigo-bar, ballkon panoramik etj. Restoranti: Disponon dy salla restoranti të brendshme dhe nje restorant me verandë në natyrë i cili ofron kuzhinë tradicionale të zonës me produkte vendase gjithmonë të freskëta, të gjitha këto të shoqëruara me verërat më të mira të vendit dhe të huaja. Të tjera: Në ambjentet e hotelit do të gjeni dhe një kënd të mrekullueshëm pritjeje te zbukuruar me elementë tradicionale me oxhak për të ftuar të veçantë, kënd lojrash për fëmijë, parkim te bollshëm.