Hotele ne Shkoder

Më poshtë do gjeni një përzgjedhje të hoteleve në Shkodër nga buxhetoret tek luksozët. Shkodra shtrihet përgjatë bregut të liqenit të Shkodrës në veriperëndim të Shqipërisë. Ndodhet afërsisht 100 km nga Tirana. E ndërtuar rreth shekullit të IV p.e.s, Shkodra është një nga qytetet më të vjetra dhe më me shumë histori në Shqipëri dhe i vetmi kryeqytet i njohur ilir. Është gjithashtu rruga që të çon në Alpe. Në Shkodër mund të vizitoni: Kalanë e Rozafatit, Xhaminë e Plumbit, Katedralen Katolike, rrugën kryesore me arkitekturë italiane, Urën e Mesit, Muzeun e Marubit, Muzeun Arkeologjik etj. Vizitoni Shkodrën, Shqipërinë dhe rezervoni online hotele në Shkodër.