Hotele ne Durres

Më poshtë ju prezantojmë një sërë hotelesh në qytetin dhe plazhin e Durrësit. Durrësi ndodhet në bregun perëndimor të Shqipërisë përgjatë detit Adriatik. Ndodhet rreth 39 km nga Tirana dhe 30 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Është një nga qytetet më të mëdha si dhe porti më i madh në Shqipëri. Është gjithashtu një nga qytetet më të vjetër, plot me histori që daton nga viti 627 p.e.s. Në Durrës mund të vizitoni: Amfiteatrin, Muzeun Arkeologjik, rrënojat e mureve rrethues, kullën mesjetare, vilën e Mbretit Zog etj.