Xheko Imperial

 
hotel rating stars

Rr. Ibrahim Rugova, Tirane, Shqiperi

Një mikpritje e ngrohte ju pret tek Hotel Xheko Imperial, i pozicionuar në një kënd të qetë të një prej lagjeve me ekskluzive të Tiranës të quajtur “Blloku”. Hotel Xheko Imperial i njohur ndryshe dhe si Carlsberg, ofron standarde të larta perëndimore të gërshetuara mirë me traditat dhe mikpritjen shqiptare. Afërsia me shume institucione shtetërore dhe private, si dhe disa nga misionet e huaja më të rëndësishme që janë aktive në Shqipëri, e bëjnë Hotel Xheko Imperial një zgjedhje të mirë si për biznesmenët ashtu edhe turistët e huaj. Për me tepër duke pasur pranë edhe Parkun e Madh të Tiranës, ofron mundësi mjaft të mira për të vrapuar në ajër të pastër. Ambjenti i brendshëm i hotelit është luksoz, por me një ngrohtësi mesdhetare që vjen nga vetë arkitektura e hotelit, ku janë përdorur me hijeshi tulla dhe tjegulla. Intimiteti, komoditeti, arkitektura e veçante dhe shërbimi i shkëlqyer e kanë bërë aq të njohur sa shpeshherë vendasit, por edhe të huajt e përdorin si pikë orientimi për zonën ku gjendet.

Dhomat
Hotel Xheko Imperial ka 3 dhoma dopjo Premium, 3 dhoma dyshe Premium, 7 dhoma teke Premium, 6 dhoma De Luxe, 9 dhoma Imperial dhe 1 apartament.

Kujdes: Çmimi më i lirë për dhomë teke që shfaqet më poshtë është ai i dhomave më të vogla me vetëm një krevat tek.

Silver award by Authentic Albania Quality Mark Xheko Imperial Hotel is honoured Silver Award by Authentic Albania Quality Mark

Shumë mirë, 4.0/5.0

  • Facilitetet dhe Sherbimet e Hotelit
  • Recepsion te hapur 24-ore
  • Roje sigurie
  • Kuzhine tradicionale
  • Salle konference
  • Bar
  • Restorant
  • Dhomat dhe sherbimet ekstra
  • Banje me dush
  • Ajer te kondicionuar
  • Telefon
  • Televizor satelitor
  • Pajisje tualeti personale
  • Tharese flokesh
  • Aparat per te bere cajin /kafen
  • Kasaforte
  • Minibar

Per rezervimet e anuluara  të paktën 24 orë para mbërritjes, do te behet rimbursim i shumes se plote. Për anulimet e bëra brenda më pak se 24 orë para mbërritjes, do te paguhet nata e pare.

Check-In: 14:00

Check-Out: 12:00