Marub

 
hotel rating stars

Katund i vjeter, Rubik, Shqiperi

Hotel Marub ne Rubik eshte nje hotel ekologjik qe e ka vendndodhjen në një territor natyror dhe piktoresk, larg zhurmës, papastërsisë dhe smogut, në rrethin e Mirditës, vetëm 70 km nga kryeqyteti, Tirana. Një vend me nje atmosferë të veçantë. Qëllimi i hotelit është të ruajë dhe të përmirësojë mjedisin dhe jetesën në fshatin kodrinor. Hoteli, në afërsi të bukurisë së thyer të fshatit Rubik, është në pronësi të familjes dhe ofron një atmosferë të ngrohtë dhe intime. Shërbimi dhe përkushtimi, qetësia, natyra e paprekur, kuzhina e mirë, aktivitetet rekreative në ofertë e të tjera si këto janë parakushtet për një pushim qetësues dhe rinovues. Hoteli është në një vendndodhje të përshtatshme, i mbrojtur nga malet në veri; edhe gjatë vjeshtës së ftohtë e të lagësht apo gjatë muajve të dimrit, ai siguron një qëndrim stimulues për shëndetin. Larg nga trafiku dhe smogu, kjo luginë e quajtur Katund i Vjetër, ofron një atmosferë pa stres dhe alergji. Mjediset paqësore të hotelit dhe shëtitjet interesante janë garantues të një ripërtëritje të nevojshme, gjithashtu edhe për personat e stresuar apo të lodhur.

S'ka Vlerësime

  • Facilitetet dhe Sherbimet e Hotelit
  • Internet Wireless falas
  • Parkim Falas
  • Bar
  • Restorant
  • Kuzhine tradicionale
  • Recepsion te hapur 24-ore
  • Sherbim ne dhome
  • Dhome takimi
  • Roje sigurie
  • Shkembim valute
  • Kopsht
  • Sherbim lavanderie
  • Gazeta falas ne holl
  • Dhomat dhe sherbimet ekstra
  • Banje me dush
  • Shtreter portativ extra
  • Dhoma ku ndalohet duhani
  • Ballkon
  • Televizor satelitor
  • Minibar
  • Tavolina pune

Per rezervimet e anuluara të paktën 24 orë para mbërritjes, do te behet rimbursim i shumes se plote. Për anulimet e bëra brenda më pak se 24 orë para mbërritjes, do te paguhet nata e pare.

Check-In: 14:00

Check-Out: 12:00

Politika per krevat shtese: 15 Euro per nate.