Hotele ne Borsh

Borshi është një nga fshatrat më piktoreske të Rivierës Shqiptare. Eshtë një fshat detar në komunën Lukove, ne qarkun e Sarandes, Shqiperi. Borshi kufizohet me fshatrat Fterra, Qeparo, Piqerras dhe ka një popullsi prej 2500 banorësh. Kalaja e Borshit është e vendosur në majë të një kodre dhe per fat te keq është shumë e dëmtuar. Kalaja është ndërtuar gjatë kohës se mesjetes dhe me konkretisht ne shekullin e IV. Ajo ka një sipërfaqe prej 5 hektarësh dhe një bodrum te bërë nga blloqe guri. Borshi eshte shume i njohur per plazhin e tij, i cili është plazhi më i madh në detin Jon (7 km). Turizmi ka filluar të zhvillohet fale bukurise se fshatit dhe në sajë të njerëzve miqësore e mikprites. Fshati është duke u zhvilluar ne saje te turizmit dhe prodhimit te vajit të ullirit. Nuk ka hotele dhe rezorte turistike te medha, por turizmi familjar perballon të paktën 15.000 turistë çdo verë. Në qendër të fshatit mund te vizitohet Ixuari i Borshit, një burim natyror uji, pjese e 697 monumenteve natyrore në Shqipëri. Deti blu dhe gjelbërimi i pemëve të ullirit janë karakteristikë e bregdetit te Borshit.

Napolon Complex

hotel stars
S'ka Vleresime

Rruga Qeparo Borsh Km 2, 8407 Qeparo, Albania

  Requires Confirmation