+355 4 2235 688
Orari Zyrtar:
E Hene - Premte: 08:00 -19:00 E Shtune 08.00-16.00
Cfare thone klientet tane
"We think that without your web site, we probably would not have come
to Albania at all..."
Satu & John Cozens, Finland
|
Albania
Holidays
albania-hotel.com është pronësi e Albania Holidays një kompani drejtuese shqiptare në menaxhimin turistik (www.albania-holidays.com). Ne kemi parë një rritje të qëndrueshme dhe kemi dhënë prova si kompania kryesore e rezervimeve online në Shqipëri me mijëra dhoma të rezervuara çdo vit dhe një opinion të shkëlqyer nga klientët tanë për shërbimin e ofruar. Ne jemi krenarë për faktin që faqet tona të internetit u sigurojnë klientëve mjetet që u nevojiten për të kërkuar, planifikuar dhe për të rezervuar një udhëtim në Shqipëri. Stafi ynë i zhvillimit te biznesit vëzhgon vazhdimisht zinxhirin e hoteleve me të cilët punojmë dhe sigurohen që ne të ofrojmë produkte të cilësisë së lartë me çmime konkurruese.
Një vizion për të ardhmen
albania-hotel.com synon të rrisë suksesin e saj si një faqe interneti shume e lehte per t’u përdorur dhe një staf profesional mbështetës në mënyrë që të ruajë pozicionin e saj si kompani kryesuese, dhe të sigurojë një sistem rezervimesh të besueshëm për rezervimin e hoteleve në Shqipëri.
Klienti
Ju, klienti jeni qendra e fokusimit të filozofisë së biznesit tonë ndaj ne do jemi në dispozicionin tuaj për t’ju mbështetur gjatë procesit të rezervimit por edhe më pas nëse është e nevojshme. Për arsye të volumit të madh të rezervimeve, ne kemi pasur mundësi të negociojmë çmime të leverdisshme për ju për pjesën më të madhe të hoteleve që ne bashkëpunojmë. Ne ju lehtësojmë procesin e rezervimit me hotelin dhe kompaninë e makinave, por mund të veprojmë gjithashtu si ndërmjetës për të zgjidhur problemet midis jush dhe kompanisë që ofron shërbimin. Kompania jone përdor teknologjinë më të përparuar, në mbështetje të këshilluesve tanë, gjë që siguron që klientët tanë të marrin shërbimin më të mire dhe efikas. Ne përdorim programin SSL(Security Socket Layer) për të garantuar sigurinë e plotë të informacionit tuaj personal dhe detajeve të kartës se kreditit në përputhje me rregullat ekzistuese më të përparuara kundër mashtrimit dhe besueshmërisë. Për informacion më të detajuar ju lutemi referojuni kushteve të punës dhe politikes se privatësisë.
Menaxhim modern dhe ekspertize lokale
Suksesi i kësaj faqeje interneti i atribuohet edukimit jashtë vendit, përvojës, etikës dhe profesionalizmit të stafit drejtues, gjithashtu ekspertizës lokale dhe efiçencës së stafit. Një arsye tjetër është dhe trajnimi i vazhdueshëm që ne i sigurojmë të gjithë stafit tonë në mënyrën sesi të përmirësojmë cilësinë e shërbimit dhe të garantojmë një shërbim të besueshëm për klientët tanë.
|
|
Exchange Rates |
| Lek |
Blerje |
Shitje |
| Euro |
140.0 |
143.0 |
| USD |
98.0 |
101.0 |
| Moti ne Shqiperi |
 |
|
|