Sherbimi Klientit
+355 4 2235 688
My status
Orari Zyrtar:
E Hene - Premte: 08:00 -19:00
E Shtune 08.00-16.00
Cfare thone klientet tane
"We think that without your web site, we probably would not have come to Albania at all..."
Satu & John Cozens, Finland

Albanian cities

TIRANA
Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë që në vitin 1920. Është një qytet relativisht i ri i themeluar në 1614 nga Sulejman Bargjini, feudali i zonës në atë kohë. Qyteti filloi të zhvillohej në fillim të shekullit të XVII. Sot Tirana nuk është vetëm qyteti më i populluar në Shqipëri, por gjithashtu qendra më e madhe politike dhe ekonomike në vend. Në qendër të Tiranës, në sheshin Skënderbe ndodhet xhamia e vjetër Ethem Bej e ndërtuar gjatë viteve 1789-1823, gjithashtu ndodhet Kulla e Sahatit, 35 m e lartë e ndërtuar në 1830. Pallati i kulturës ku janë Teatri i Operës dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare ndodhet afër sheshit kryesor. Në Tirane ndodhen dhe institucione të tjera të rëndësishme si Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Shkencave të Natyrës, Muzeu i Filatelisë shqiptare, Galeria Kombëtare e Arteve të bukura, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës etj.
Nga “Varrezat e Dëshmorëve” mund të shijoni një pamje të mrekullueshme, aty ndodhet edhe monumenti i Nënës Shqipëri.
Deti Adriatik dhe mali i Dajtit janë shume afër me qytetin. Për t shkuar në det duhet më pak se një orë me makine. Parku i madh Kombëtar me liqenin artificial ndodhet në pjesën jugore të qytetit.

 

Çfarë mund të vizitosh
Kalane e PetrelesAjo ndodhet në  jug të Tiranës në anën e djathtë të rrugës kombëtare që lidh kryeqytetin me Elbasanin. Ajo është ndërtuar në mesjetë. Kalaja ka qenë nën komandën e motrës së Skënderbeut, Mamica Kastrioti.
Kalaja e Prezësi përket shek. të XV. Ka një pozicion shumë të mirë dhe dominues përpara malit të Krujës.
Xhamia e Ethem Beut ndodhet në qendër të Tiranës. Ajo është ndërtuar në 1789. Bashkë me Kullën e Sahatit e ndërtuar në (1830) përbejnë një pjesë të rëndësishme të historisë së Tiranës.
Ndërtesat e ministrive përfaqësojnë vlera arkitektonike. Ato janë ndërtuar në vitin 1930, kur Shqipëria ishte mbretëri.
Pas Luftës së Dytë Botërore u ngritën shumë ndërtesa. Pallati i Kulturës, Pallati i Kongreseve, Muzeu Historik Kombëtar, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës etj.
Ura e Tabakëve ndodhet përgjatë bulevardit “Zhan Dark”. I përket shek. të XVIII.
Varri i Kapllan Pashës, ndërtuar në 1814.

Muzetë
Muzeu Kombëtar Historik (Tel: +355 223446 / 228389 )
Muzeu Arkeologjik
Galeria e Arteve te Bukura (i mbyllur të Hënave)
Muzeu i Filatelisë Shqiptare
Muzeu u Shkencave Natyrore


VLORA
Vlora është një qytet bregdetar. Nuk është vetëm një nga portet më kryesore, por gjithashtu ka një rëndësi të madhe historike sepse këtu u mblodh Asambleja në vitin 1912 për ta shpallur Shqipërinë një shtet të pavarur dhe ku u formua qeveria e parë e kryesuar nga Ismail Qemali. Për të mësuar më shumë mbi këtë ngjarje mund të vizitoni Muzeun e Pavarësisë. Në një kodër mbi qytet mund të vizitoni vendin e shenjtë “Kuzum Baba”. Që aty mund të shijoni pamjen e detit dhe të gjithë qytetit.

 

Çfarë mund të vizitosh
Muzeu Etnografik(hapur nga ora 08.00–12.00 dhe 16.00–18.00 )
Muzeu Historik (hapur nga ora 8.00–12.00 dhe 16.00– 18.00)
Muzeu e Pavarësisë (hapur nga ora 08:00–12.00 dhe 16.00–18.00)
Xhamia e Maurdies
Kalaja e Kaninës, në fshatin Kaninë
Kalaja e Porto-Palermos
Rrënojat e Kalasë së Himarës, Himarë
Kishat e Shën Stefanit dhe Shën Mitrit në fshatin e Dhërmiut (shek. XII-XIV)
Manastiri i Shën Mërisë, në fshatin Zvernec
Tetari antik i Orikumit (Shekulli i parë para erës sonë)
Kisha e Marmiroit në Orikum
Midis Tiranës dhe Vlorës ndodhet rrethi i Fierit, i cili ka zona të ndryshme historike me interes të madh.
Më të rëndësishmet janë:
Muzeu Historik ne Fier
Muzeu Arkeologjik i Apollonisë në fshatin e Pojanit
Manastiri i Shën Mërisë në Apolloni
Zona arkeologjike e Apollonisë
Zona arkeologjike e Bylisit, n
ë fshatin Hekal
Rrënojat e Kishës s
ë Shën Mërisë në Ballsh

BERATI
Njihet si “qyteti i njëmijë dritareve” dhe është shpallur një qytet muze. Ndodhet në shpatin e malit të Tomorrit ku ngrihet kalaja. Brenda mureve të kalasë ndodhen shtëpitë e banimit dhe “Muzeu i Onufrit”. Pikturat dhe ikonat e piktorit të madh shqiptar janë të ekspozuara atje. Pjesa e vjetër e qytetit ka disa ndërtesa fetare si kisha dhe xhamia.

Çfarë mund të vizitosh
Muzeun e Ikonografise “Onufri” (hapur nga ora 08:00-15.00, mbyllur të hënave, tel: +355 32 32 248).
Muzeu Etnografik (hapur nga ora 08:00-15.00, tel:+355 32 32224)
Galeria “Eduard Lear” (hapur çdo ditë, tel: +355 32 32 027)
Kalaja e Beratit
Kisha e Shen Millit, (Majkëll)
Katedralja e Shen Merise
Kisha e Shen Triadhes (Trini)
Kisha e Shen Vllahernes
Xhamia e mbretit
Ura e Gorices
mbi lumin Osum


DURRESI
Durrësi është qyteti i dytë më i madh dhe porti kryesor i Shqipërisë. Qyteti u kolonizua nga kolonistët nga Korinti dhe Kërkyra në 627 p.s.e. Ai u quajt Epidamnus, që më vone u bë Durrakium. Objekti më i rëndësishëm është amfiteatri, më i madhi në Ballkan me 15,000 vende, që daton në shek. e dytë pas Krishtit dhe përmban një dhomë të nëndheshme të Krishterimit të herët me mozaikë të rrallë në mur. Midis shekujve të parë dhe të tretë Durrësi ishte një port i rëndësishëm dhe qendër tregtare në rrugën tregtare të Egnatias, ndërmjet Romës dhe Bizantit “Stambollit”. Pas një sërë tërmetesh, shumë nga pjesa antike e Durrësit u përmbyt nga deti ose u rrënua dhe si rrjedhojë mbi të u ngritën ndërtesa të tjera. Sot qyteti njihet për plazhin e Durrësit dhe plazhet me rërë dhe ujërat e ngrohta të detit.

Çfarë mund te vizitosh
Muzeun Arkeologjik (hapur nga ora 09:0017:00, mbyllur çdo të hënë dhe të martë,
tel: +355 52/22253)
Amfiteatri
Forumi Bizantin
Tora Veneciane (kala e vogël që është kthyer në bar)
Muret antike te qytetit
Ekspozita e kulturës popullore (hapur nga ora 08:00-13:00 çdo ditë)
Mozaiku i Arapajve, fshati Arapaj (mund të hapet vetëm me leje të veçantë)

 

KRUJA
Kruja është një qytet mesjetar afër Tiranës. Është ndërtuar në rrëzë të malit të Sari Salltiukut. Emri Krujë është i lidhur ngushtësisht me emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, i cili luftoi kundër turqve për 25 vjet, duke mbrojtur civilizimin evropian nga rreziku i turqve në shek. e XIV. Në një vend të dukshëm dhe strategjik afër qytetit ndodhet kalaja, brenda së cilës ndodhet Muzeu i Skënderbeut (Muze kombëtar). Rrugës për në kala është pazari i vjetër.

Çfarë mund të vizitosh
Muzeu i Gjergj Kastriotit Skenderbeut(hapur nga ora 09:00-13:00 dhe 15:00-20:00, mbyllur të hënave, tel: +355 532 2225)
Muzeu Etnografik (hapur 09:00-13:00 dhe 15:00-18:00, mbyllur të hënave)
Zona arkeologjike e Albanopolit, në fshatin Zgërdhesh
Pazari i vjetër

KORCA
Është qyteti më i madh i pjesës juglindore të Shqipërisë. Ndodhet në rrëzë të Malit të Moravës në një pllajë 800 m mbi nivelin e detit. Ajo u bën je qendër e rëndësishme tregtare dhe zejtare në shek. XVIII si rrjedhojë e zhvillimit të tregtisë me vendet fqinje. Muzeu i artit mesjetar ndodhet në Korçë. Ai paraqet kulturën shpirtërore dhe materiale të shqiptareve. Atje ndodhen gjithashtu Muzeu i Arsimit, ku është hapur shkolla e parë shqipe në vitin 1878 dhe muzeu i ri i “Koleksioneve Bratko” me antikuarë nga Lindja e Largët.

Çfarë mund të vizitosh
Muzeu i arteve mesjetare (hapur nga ora 08:00-14:00)
Galeria “Guri Madhi” (hapur nga ora 10:00-12:00 dhe 16:00-18:00)
Muzeu“Brakto” i antikuarëve dhe koleksioni nga lindja e largët (hapur nga ora 09:00-12:00 dhe 16:00-18:00)
Muzeu i Arsimit (hapur nga ora 08:00-14:00)
Muzeu Arkeologjik (hapur nga ora 08:00-14:00)
Lendina e loteve (një vend për emigrantët, ku gratë e reja derdhnin lot)

 

POGRADECI
Pogradeci është një nga resortet turistike më të mrekullueshme në Shqipëri për pozicionin e tij buzë liqenit të Ohrit që njihet për ujërat e pastra dhe panoramat malore. Në këtë liqen ndodhet peshku i rrallë Koran, që ngjason me troftën. Përveç plazhit të bukur, qëndrimi juaj në Pogradec bëhet më interesant duke vizituar qendrën turistike të Drilonit (5km në lindje) të rrethuar nga bimë dhe pemë orientale.

Çfarë mund të vizitosh
Mozaikun e Linit, në fshatin Lin në veri të Pogradecit
Burimet e Drilonit
Varret monumentale të Selces së poshtme, në fshatin Selcë
Urën e Golikut në rrugën e vjetër Egnatia

 

GJIROKASTRA
Një nga qytetet më të rëndësishme në Shqipërinë jugore, është shpallur qytet muze.
Është ndërtuar në shpat të një mali dhe njihet për rrugicat e ngushta dhe karakteristike prej guri. Shtëpitë e banimit kane formën kullave mesjetare të përbëra nga një kompleks ndërtesash me arkitekturë karakteristike. Kalaja e qytetit duket si një ballkon mbi qytet. Ajo u jep mundësinë vizitorëve të shijojnë një peizazh shumë të bukur. Muzeu kombëtar i armeve ndodhet brenda kalasë. Armët që janë prodhuar dhe përdorur nga shqiptarët që nga koha e antikitetit janë ekspozuar atje.

Çfarë mund të vizitosh
Muzeu i armeve (brenda kalasë)
Muzeu etnografik (tel: +355 846 2460)
Kalaja e Gjirokastres
Kisha e Kryqit e Laboves, në fshatin me të njëjtin emër
Zona arkeologjike e Antigonese, në fshatin Saraqinisht
Rrenojat e zones arkologjike te Adrianapolit, në fshatin Sofratike

 

SARANDA
Qyteti më jugor i Shqipërisë. E pozicionuar përballë ishullit të Korfuzit, Saranda vizitohet nga shumë turistë ditorë të cilët vijnë për të shijuar këtë resort të paarritshëm më parë. Është një nga zonat turistike më të vizituara në Shqipëri dhe është shumë i preferuar nga “personat që vijnë për muajin e mjaltit”. Afër Sarandës janë rrënojat e qytetit antik të Butrintit dhe burimet e “Syrit të Kaltër”.

Çfarë mund të vizitosh
Muzeu Etnografik
Muzeu arkeologjik i Butrintit
Rrenojat e qytetit antik te Onhezmit ne Sarande
Tempulli antik dhe rrenojat e Foinikes, në fshatin Finiq
Kalaja e vogel e Ali Pashes në fshatin Vrinë
Zona arkeologjike e Butrintit
Kisha e Shen Kollit në fshatin Mesopotam

 

SHKODRA
It is one of the most major cities in the north – western part of the country. It is situated near the lake sharing the same name and along the road that leads to Montenegro. It is an ancient city with rich history. One can find old characteristic houses where wood and other traditional motifs are used. Near the city there is the castle of Rozafa built on a rocky hill from where you can see attractive and beautiful views. During your stay you can visit the Historical Museum of the city. Shkodra is a good point to start your trip to Albanian Apls.

What to see
Historic Museum (the archaeology section is attached) Phone +355 224 32 13, open 09.00-13.00
Museum of Rozafa Castle ( open 10.00- 13.00)
The other interesting place in the city and nearby are: The Castle of Rozafa
The Lead Mosque
The Church of Shirgji (near Obot village)
The Mesi Bridge ( 8 km far from Shkodra)
The Illyrian ruins of Gajtan
The medieval city of Sarda, near Vau I Dejes
On the way from Tirana to Shkodra in the town of Lezha is interesting to visit the memorial dedicated to burial place of Albanian National Hero, Scanderbeg. (open 8.00-13.00)

SHKODRA
Është një nga qytetet më të rëndësishme në veri, në pjesën perëndimore të vendit. Ndodhet afër liqenit që ka të njëjtin emër dhe përgjatë rrugës që të çon në Mal të Zi. Është një qytet antik me histori të pasur. Atje mund të gjeni shtëpi karakteristike ku janë përdorur druri dhe motive të tjera tradicionale. Afër qytetit ndodhet kalaja e Rozafës e ndërtuar në një kodër shkëmbore nga ku mund të shikoni peizazhe të bukura dhe tërheqëse. Gjatë qëndrimit tuaj mund të vizitoni Muzeun Historik të qytetit. Shkodra është një vend i volitshëm për të filluar udhëtimin tuaj për në Alpet shqiptare.

Çfarë mund të vizitosh
Muzeu Historik (sektori i arkeologjise eshte ngjitur) Tel: +355 224 32 13, hapur nga ora 09:00-13:00
Xhamia e plumbit
Kisha e Shirgjit (afër fshatit Obot)
Ura e Mesit (8 km nga Shkodra)
Rrënojat ilire të Gajtanit
Qytetit mesjetar i Sardës, afër Vaut të Dejës
Rrugës nga Tirana për në Shkodër në qytetin e Lezhës është interesante të vizitohen memoriali i dedikuar për varrin e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut. (hapur nga ora 08:00-13:00)

(burimi: faqja e internetit të Ministrisë Shqiptare të Turizmit: http://www.albaniantourism.com)

Rezervimi

cosmetics for hotels in Albania




Exchange Rates
Lek
Blerje
Shitje
Euro
140.0
143.0
USD
98.0
101.0


Moti ne Shqiperi
Click for Tirana, Shqipëria Forecast

  • Albania Holidays DMC is a member of Albanian Tourism Association
  • Member of Albanian Tourism Association
  • and World of DMC
  • Member of World of DMC's: