Sherbimi Klientit
+355 4 2235 688
Orari Zyrtar:
E Hene - Premte: 08:00 -18:00
E Shtune 08.00-16.00
Cfare thone klientet tane
"We think that without your web site, we probably would not have come to Albania at all..."
Satu & John Cozens, Finland

Foto Shqiperia

Ethnographic Museum (ex Enver Hoxha’s house) in Gjirokastra, AlbaniaDifferent corner of old houses in the UNESCO site of Gjirokastra, AlbaniaPainted apartments in TiranaStill soldier even after death or the death of bunker era in Albania? :-)Scanderbeg statueBerat, Albania- UNESCO Heritage Site
Petrela Castle in TiranaApollonia-Albania

Albania culture, a set on Flickr.

Informacion i për Shqiperine

Pozicioni gjeografik
Shqipëria shtrihet në Evropën jug-lindore, në perëndim të gadishullit ballkanik, midis koordinatave gjeografike : 39 16’ gjerësi dhe 42 39’ gjatësi . Shqipëria ndodhet pothuajse në mes të Ekuadorit dhe polit të veriut dhe mbulon një sipërfaqe prej 28.748 km2. Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë është 1094 km: nga e cila 657 km janë vijë kufitare tokësore, 316 km vijë kufitare detare, 48 km vijë kufitare lumore dhe 73 km vijë kufitare liqenore. Republika e Shqipërisë kufizohet në veri dhe verilindje me Kosovën dhe Malin e Zi, në lindje me ish republikën jugosllave të Maqedonisë dhe në lindje e juglindje me Republikën e Greqisë. Në perëndim Shqipëria laget nga detet Adriatik dhe Jon. Lartësia mesatare është 708 m, që do të thotë dy herë më e lartë sesa ajo e Evropës. Shqipëria përfshihet në zonën subtropikale me lagështi të hemisferës veriore dhe bën pjese në zonën klimatike mesdhetare.

Klima
Zonat bregdetare:  Kane klimë qendrore mesdhetare , dimër i butë dhe i lagësht, verë e nxehtë dhe e thatë.
Zonat malore:  Kane klimë qendrore kontinentale, dimër i ftohtë dhe i ashpër, verë e lagësht.

Relievi
Ultësira - Shqipëria perëndimore,  Fushor – Shqipëria lindore
Malor – Shqipëria veriore, Maja më e larte – Mali i Korabit (2,753 m)

Popullsia
3,364,571 banorë (Qershor 1999)
95% janë shqiptarë, 3% grekë dhe 2% të tjerë

Kryeqyteti

Tirana (që nga viti 1920)

Qytetet kryesore
Durrësi, Vlora, Saranda, Shkodra, Berati, Korça, Gjirokastra, Elbasani,

Gjuha zyrtare
Shqipja
Shqipja është një gjuhe indo-evropiane dhe përfaqëson një degë të veçantë  të kësaj familjeje në bazë të  origjinalitetit të saj.  Gjeografi grek, Ptolemeusi, ka dëshmuar  ekzistencën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në shekullin e dyte të erës sonë.  Emri “Shqipëri” (Albania) zëvendësoi emrin e vjetër “Arbëri” (ose Arbani”) në fund të shek. te XVII, për shkak të rrethanave të reja historike të krijuara dhe sepse duhet të bëhej një lidhje midis nocionit të kombit dhe përdorimit të gjuhës shqipe, që në atë kohë quhej “Shqip”. Gjuha shqipe përdoret gjithashtu (e shkruar dhe e folur) në disa pjesë të Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe në Maqedoni  ku jetojnë shqiptarë etnikë.

Historia
Territori i Shqipërisë ka qenë i banuar që në antikitet. Janë gjetur gjurmë të jetës që nga mesi dhe fundi i periudhës së Paleolitit (100 000 - 10 000 vjet përpara) në Xarë , si dhe në shpellën e Shën Mërisë në Sarandë. Shqiptarët janë pasardhësit e Ilirëve. Fiset ilire u vendosen përgjatë pjesës perëndimore të Ballkanit dhe arritën deri në brigjet e lumenjve Sava dhe Danub në veri, të lumenjve Morava dhe Vardar në lindje (vija kufitare me Trakenë) dhe vargmalet e Pindit në jug dhe juglindje (kufiri me Greqinë dhe Maqedoninë). Me ndarjen e Perandorisë Romake në vitin 395 të erës sonë, Iliria mbeti nën sundimin e Perandorisë Bizantine. Më pas, Iliria u bë pre e sundimeve të shumë fiseve barbare, si Gotët, Avisët etj. Gjatë shekujve VI-VII, sllavët pushtuan pjesë të Ilirisë veriore dhe lindore , si dhe Maqedoninë, pjesë që me kalimin e kohës u asimiluan. Pushtimi osman në (shek. XIV) vendosi sistemin ushtarak feudal në Arbëri (Shqipëri), por kryengritjet e vazhdueshme të princërve shqiptarë përgatiten rezistencën e lavdishme të shqiptarëve nën drejtimin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, të njohur si Skënderbeu. Skënderbeu arriti të krijojë një shtet të bashkuar shqiptar (Arbërinë) dhe flamuri i tij u bë flamuri kombëtar i Shqipërisë. Shek. XVIII shënon lulëzimin e dy patriarkaleve të mirë organizuara dhe të fuqishme shqiptare: patriarkati i Bushatllinjve (me qendër në Shkodër dhe i drejtuar nga Karamahmut Pashë Bushatlliu) dhe patriarkati i Janinës , me qendër në Janinë dhe i drejtuar nga Ali Pashë Tepelena. Kulmi i luftës për pavarësi dhe identitet kombëtar arriti me lëvizjen shqiptare të rilindjes që filloi në 1830. Në 1878 kjo lëvizje ishte e mirë organizuar nën drejtimin e Lidhjes së Prizrenit që shërbeu si drejtuesja kryesore ushtarake dhe politike e kryengritjes shqiptare. Fatkeqësisht në po të njëjtin vit , Kongresi i Berlinit vendosi t’i copëtonte territoret shqiptare në favor të shteteve fqinje, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë. Megjithatë, lëvizja shqiptare për liri u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë në 28 Nëntor 1912. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u kthye në një fushë beteje për fuqitë luftuese dhe si pasojë u pushtua nga Italia, Serbia, Mali i Zi, Greqia, Franca dhe Austro-Hungaria. Në vitin 1920, në Kongresin e Lushnjës (një qytet 90 km në jug të Tiranës), me pëlqimin e gjithë përfaqësuesve nga e gjithë Shqipëria Tirana u shpall kryeqyteti i Shqipërisë. Në 21 janar 1925, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republikë Parlamentare dhe Ahmet Zogu u zgjodh president i Shqipërisë, por ai kishte aq shumë pushtet në dore, saqë në fakt Republika funksiononte si republikë presidenciale. Në 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Mbretëri parlamentare demokratike dhe Ahmet Zogun mbret të Shqipërisë, duke marre titullin mbretëror “Zogu i I”. Në 7 prill 1939, Italia fashiste pushtoi Shqipërinë dhe si pasojë në 12 prill 1939 e ashtuquajtura Asamble Kushtetuese i dha fund mbretërisë së Zogut dhe i ofroi kurorën Viktor Emanuelit të III. Zyrtarisht, shteti shqiptar mbeti mbretëri kushtetuese nën dinastinë Savojës. Në 29 Nëntor 1944, Shqipëria u çlirua nga pushtuesit nazifashiste. Që atëherë , Shqipëria ra nën sundimin komunist të Enver Hoxhës , i cili ndikoi në izolimin e vendit. Në 11 janar 1946, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore, si një nga format e diktaturës proletariate, e cila zgjati pak a shumë një gjysmë shekulli , deri në 29 prill 1991, kur parlamenti i parë pluralist shpalli Republikën Parlamentare të Shqipërisë.

Sistemi politik

Republikë parlamentare

Përshkrimi i flamurit: shqiponja dykrenare kuq e zi në qendër.
Ekonomia (burimi: te dhenat e publikuara te CIA-s 2001) E varfër dhe e prapambetur sipas standardeve evropiane, Shqipëria po përjeton tranzicionin e vështirë në një ekonomi moderne të tregut të lirë. Qeveria ka marrë masa që të frenojë krimin e dhunshëm dhe të rigjallërojë tregun dhe aktivitetin ekonomik. Ekonomia mbahet nga paratë e dërguara nga emigrantet 400-600 milion dollarë në vit, kryesisht nga Greqia dhe Italia. Bujqësia, që supozohet të zërë gjysmën e GDP, ka mbetur mbrapa për shkak të thatësirës së vazhdueshme dhe nevojës për modernizimin e mjeteve dhe bashkimin e ngastrave të vogla të tokës. GDP: blerja e energjisë baras me 14 miliard dollarë (vlerësimi i 2002) GDP- përqindja e rritjes reale 5% (vlerësimi i 2002) GDP- përbërja sipas sektorëve: bujqësia 49%, industria 27%, shërbimet 24% (vlerësimi i 2002) Popullsia nën nivelin e varfërisë: 30% (vlerësimi i 2001) Shkalla e inflacionit(çmimet e konsumatorit): 6%(vlerësimi i 2001) Forca punëtore: 1.283 milion (duke mos përfshirë 352.000 punëtorë emigrantë dhe 261.000 të papunë (vlerësimi i 2002) Industritë: përpunimi i ushqimit, tekstilet dhe veshjet, lënda drusore, vaji, çimentoja, lëndët kimike, minierat, metalet, energjia ujore. Eksportet-artikuj te përdorimit të përditshëm: tekstilet dhe veshmbathjet, asfalti, metalet dhe metalet xeherore, vaji i papërpunuar: perimet, frutat dhe duhani. Eksportet-bashkëpunëtorë: Italia 71%, Greqia 12%, Gjermania 7%, ish-Jugosllavia 3% (2001) Importet-artikuj të përdorimit të përditshëm: makineri dhe pajisje, ushqime, tekstile, lëndë kimike. Importet-bashkëpunëtorë: Italia 32%, Greqia 26%, Turqia 6%, Gjermania 6%, Bullgaria 2% (2001) Borxhi i jashtëm: 784 milion dollarë (200) Monedha: Lek (ALL) (burimi: faqja e internetit e Ministrisë së punëve të jashtme shqiptare: http://www.mfa.gov.al/english/info.asp )

Partner sites: www.albania-holidays.com,  www.tirana-hotel.com,  www.balkan-hotel.com
Albania Holidays DMC is a member of Albanian Tourism AssociationMember of Albanian Tourism Associationand World of DMC Member of World of DMC's: