|
albania-hotel.com, sistemi lider rezervimeve online për hotelet shqiptare, ka kënaqësinë t’ju prezantojë faqen e saj të re të përmirësuar, me rezervim të menjëhershëm dhe pagesë online të sigurt për hotele, makina me qera dhe tansferta për dhe nga aeroporti. Një staf ekspertësh, i shpejtë dhe i besueshëm është gjithmonë në dispozicion për këshilla dhe mbështetje. Ne u kemi shërbyer klientëve në mënyrë profesionale për shumë vite, duke u bërë kompania kryesore në këtë fushë për Shqipërinë dhe duke krijuar një emër në të cilin ata të besojnë. Procesi i rezervimit është i shpejtë dhe i lehtë me elementë sigurimi shtesë për pagesat me karta krediti online. Po ashtu në raste të caktuar në ofrojmë edhe forma të tjera pagesë.
Në bazë të marrëveshjeve të veçanta me hotelet albania-hotel.com garanton në shumë raste çmime të njëjta ose më te mira, sesa faqet e tjera të rezervimeve madje dhe të vetë hoteleve nëse do kontaktoheshin direkt.
Hotelet janë përzgjedhur në mënyrë të kujdesshme dhe ne punojmë vazhdimisht për të rritur numrin e hoteleve në mënyrë që t’u përshtaten nevojave të udhëtarëve, të cilët kërkojnë akomodim cilësor në Shqipëri me çmime konkurruese.
|