|
Real Estate
ne Shqiperi
| Perse
albania-hotel.com |
| -
Cmime te uleta |
| -
Ndodhet ne Shqiperi |
| -
Nuk ka parapagim |
| - Nuk
ka takse rezervimi |
|
Hotel Villa Park   
Rr. "Deshmoret e 4 Shkurtit" Tirane
Perse
te zgjedhesh Hotel Villa Park?
Villa Park eshte nje hotel i ideuar ndryshe shume prane Parkut te
Tiranes ne nje natyre te qete e shplodhese. Hoteli nepermjet vendndodhjes
se tij dhe sherbimeve qe ofron, fokusohet me shume tek turristet
qe vijne per arsye shendetsore. Villa Park eshte i vetmi hotel qe
ofron nje sherbim te plote gjimnastike me nje teknologji ultramoderne
te koheve te fundit te paisjeve ndertuar nga Technogym, perfshire
ketu edhe nje staf te kualifikuar instruktoresh. Eshte nje hotel
qe gjendet ne nje ambjent shume te qete, ne harmoni totale me natyren
qe e rrethon. Nese ju pelqeni te shetisni ne kembe, te ecni me biciklete
apo te vraponi, ju mund te ndaloni ne njeren prej ketyre pikave
qe ofrojne keto sherbime rreth e rrotull liqenit, aty ku ndodhet
Villa Park. Ambjentet e brendshme jane ndertuar me nje stil te vecante
dhe jane zbukuruar me ornamente shumengjyreshe ndersa i permbahen
linjave moderne arkitekturore.Dhomat dhe mobilimi i tyre jane te
nje cilesie te larte, per tiu sherbyer sa me mire klienteve te cilet
vijne ne Tirane per arsye biznesi. Ne fakt, ky mund te jete hoteli
ideal per biznesmene, te cilet duan te mbajne ne forme trupin e
tyre edhe kur udhetojne. Restoranti i Vila Park ofron nje shkrirje
te kuzhinave francese, italiane dhe asaj tradizionale, duke ofruar
ushqim shume te shijshem gjate gjithe dites ne nje atmosfere te
kendshme dhe miqesore. Stafi i hotelit mund t’ju pergjigjet
juve plot perzemersi ne gjuhe te ndryshme, perfshire anglisht dhe
italisht.
|
|
Kategorite
e Hoteleve |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
 |
|
|
|
|
| Harta
e Shqiperise |
 |
|
| Kursi
i kembimit |
| Lek |
Blerje |
Shitje |
| Euro |
123 |
124 |
| USD |
101 |
102 |
|
Moti
ne Shqiperi |
 |
|
| |
| |
| Makina
me qera |
 |
|
| |
|
|
|
SHERBIME TE TJERA |
|
Hoteli Villa Park ka 12 dhoma, 6 prej te cilave jane dhoma luksi
me 50 m katror dhe 6 dhomat e tjera jane dhoma dopioe standarde.
Te ndertuara per komfort, elegance dhe funksionale, te gjitha dhomat
jane te paisura me krevate e jasteke te rehatshem, tualete me nje
siperfaqe te gjere si edhe TV me ekran te sheshte me 50 kanale televizive.
Cdo mysafir i hotelit mund te argetohet me USA Today, CNN, fashion
TV, dhe video te ndryshme. Ambjente te tjera perfshijne nje ballkon
privat me pamje nga liqeni, tharese flokesh, sherbim individual
kondicioneri, linje direkte telefonike, hekur dhe tavoline hekurosje,parukeri,
sekretari telefonike dhe internet me shpejtesi te larte. Qe nga
momenti qe ju hyni ne njeren nga suitat apo dhomat e hotelit, ju
do te gjeni veten ne nje mjedis perreth te ndertuar ne menyre moderne,
me kombinime ngjyrash te forta, rehati dhe lux. Mobilimi elegant
dhe modern ofron nje nga akomodimet me eskluzive ne Tirane. Gjithashtu
hoteli ofron edhe sherbime te tilla si: roje dhe kamera sigurie,
sherbim ne dhome, sauna, perdorim pa pagese te palestres etj. |
| |
| Hotel Villa Park |
Dhome
dyshe |
Dhome
teke |
Cmimi (per person)
ne Euro ne Dhome Standarde |
40* |
80* |
Cmimi (per person)
ne Euro ne Dhome Luks |
50* |
100* |
|
| |
 |
| |
| |
|
|
*Cmimet
jane per person, per nate, nese dy veta ndajne nje dhome, perfshire
mengjesin.
Shumica e hoteleve ofrojne ulje cmimesh per grupe te medha personash
dhe per qendrime te gjata ne hotel. |
|
| |
|