hotele ne Shqiperi
En Shq It De Fr fillimi transferta rreth nesh kontakto
Hotele Shqiptare
Hotele ne Tirane
Hotele ne Durres
Hotele ne Vlore
Hotele ne Sarande
Hotele ne Pogradec
Hotele ne Berat
Hotele ne Gjirokaster
Hotele ne Shkoder
Hotele ne Korce

Real Estate ne Shqiperi

 

Perse
albania-hotel.com
- Cmime te uleta
- Ndodhet ne Shqiperi
- Nuk ka parapagim
- Nuk ka takse rezervimi
HOTEL ROGNER EUROPAPARK
Bulevardi "Deshmoret e Kombit", Tirane

Perse te zgjedhesh Hotel Rogner Europapark?

Rogner Europapark, Tirane, ShqiperiEkzistojne hotele ekzekutive, dhe ekziston dhe Hotel Europapark ne Tirane. Po te marrim me te miren e mikpritjes shqiptare, t’i shtojme nje arkitekture terheqese dhe ta zbukurojme me nje sherbim te klasit te pare kemi krijuar keshtu Hotel Europapark, nje nder hotelet me eksluzive qe ka Tirana. Arkitektura e tipit te hapur ka krijuar ambjente dhe nje atmosfere terheqese dhe shlodhese dhe ne te njejten kohe ofron standarte teper te larta persa i perket sigurise teknike te objektit. Pozicionuar ne bulevardin kryesor te Tiranes, ne afersi te ministrive, presidences dhe ambasadave te ndryshme, ky hotel ka kohe qe eshte kthyer ne vendin e konvergjimit te botes nderkombetare te biznesit, politikes dhe artit. Me cilesine e larte, standartet europiane dhe dhomat e konferencave me teknologji bashkohore, Europapark eshte ne gjendje te terheqe dhe mbaj nje klientele ekslusive biznesi si vendas edhe te huaj. Madje ai te ofron edhe dhome konferencash ne natyre nen hijen e palmave, ne kopeshtin e mrekullueshem mesdhetar, qe te ofron clodhje edhe ndersa po diskuton probleme stresuese gjate mbledhjesh te ndryshme. Ky eshte me te vertete nje hotel qe di si ti “llastoje” klientete e tij ekzekutive.

Kategorite e Hoteleve

Harta e Shqiperise
Harta e Shqiperise
 
Kursi i kembimit
Lek
Blerje
Shitje
Euro
123
124
USD
101
102
 
Moti ne Shqiperi
Click for Tirana, Albania Forecast
 
Makina me qera
SIXT
Sherbime te ndryshme
Hotel Rogner Europapark, Tirana, Albania
Dhomat dhe sherbimet ekstra

Secila nga 137 dhomat eshte kompletuar dhe mobiluar me shume shije dhe ofron komfort te shkalles me te larte, kombinuar me nje karakter rajonal terheqes. Ne te njejten kohe ata ofrojne pamje te mrekullueshme te kopeshtit terheqes te tipit mesdhetar dhe pishines se tij. Ata kane: banje me dush, tharese flokesh, ajer te kondicionuar, TV satelitor, tavoline pune, internet te shpejtesise se larte, kasaforte, system-celesi elektronik per dhomat dhe 24 ore sherbim ruajtjeje.
Restoranti dhe Bari


Hotelet e biznesit te gjithe duken te njejte. Pervec njerit - Hotel Europapark ne Tirane. Jo me kot ai quhet “Hoteli i Kopeshteve te gjelberuara”. Kuzhina dhe kantina e restorantit “Apollonia” do tju ofrojne mundesine te shijoni gatime te shijshme lokale, nderkombetare si dhe specialitete te kuzhines se vjeter austriake. Perndryshe ju mund te zgjidhni te bisedoni te qete ne tarracen e pishines ose ne Bar-Kafene Pirro duke shijuar nje sanduic apo nje pije.
Sherbime Biznesi e Konferencash

Shtate salla konferencash e banketesh, te kompletuara me teknologjine me moderne te ketij lloji, e bejne zgjedhjen tuaj te veshtire e njekohesisht nje kenaqsi. Mjetet dhe teknologjia perfshijne: 1 projektor muri, 1 ekran te madh, 1 flip chart, materiale shkrimi, internet te shpejtesise se larte pa pagese.
Hotel Rogner Europapark
Dhome dyshe
Dhome teke
Suite
Suite junior
Pamje Bulevardi
Cmimi (per person) ne Euro
95*
155*
340*
310*
Pamje nga kopeshti
Cmimi (per person) ne Euro
105*
170*
 
  *Keto cmime aplikohen deri me 31/12/2006
Cmimet jane per person, per nate, nese dy veta ndajne nje dhome, perfshire mengjesin (pervec rasteve kur nuk ofrohet).
Shumica e hoteleve ofrojne ulje cmimesh per grupe te medha personash dhe per qendrime te gjata ne hotel.
Fillimi   Transferta  Rreth nesh  Kontakto