hotele ne Shqiperi
En Shq It De Fr fillimi transferta rreth nesh kontakto
Hotele Shqiptare
Hotele ne Tirane
Hotele ne Durres
Hotele ne Vlore
Hotele ne Sarande
Hotele ne Pogradec
Hotele ne Berat
Hotele ne Gjirokaster
Hotele ne Shkoder
Hotele ne Korce

Real Estate ne Shqiperi

 

 

Perse
albania-hotel.com
- Cmime te uleta
- Ndodhet ne Shqiperi
- Nuk ka parapagim
- Nuk ka takse rezervimi
HOTEL AKADEMIA
Voskopoja, Korca

Perse te zgjedhesh Hotel Akademia?
Akademia, Korca, Albania Ne nje distance prej vetem 18 km nga Korca gjendet Voskopoja, nje qytet i vjeter me nje kulture te pasur Bizantine qe perfshin nje numer te kosiderueshem kishash dhe manastiresh ortodokse. Me nje vendodhje mes pishash te shumta Hotel Akademia ne Voskopoje ofron nje kombinim unik te natyres se mrekullueshme, historise dhe kultures se pasur dhe kuzhines dhe sherbimeve te nje cilesie te mire. Ndertuar ne vitin 1954 ne nje stil qe nuk stonon me natyren perreth, ky hotel ka krijuar nje fizionomi te tijen. Ky eshte nje vend per njerez aktive qe e duan natyren dhe qe jane te apasionuar pas sporteve te ndryshem ne ambjente te hapura, te cilat ushtrohen me kenaqesi ne nje pike kaq te bukur. Tek Hotel Akademia fjalet komfort dhe aktiv jane kthyer ne shoqeruese te njera-tjetres.
Kategorite e Hoteleve

Harta e Shqiperise
Harta e Shqiperise
 
Kursi i kembimit
Lek
Blerje
Shitje
Euro
123
124
USD
101
102
 
Moti ne Shqiperi
Click for Tirana, Albania Forecast
 
Makina me qera
SIXT
Hotel Akademia, Korca, Albania SHERBIME TE TJERA

Hotel Akademia ka nje total prej 28 dhomash nder te cilat, 20 dyshe me krevate te ndare, 7 dopio dhe 1 suite. Te gjitha jane te rehatshme dhe perfshijne banjo me dush brenda, ngrohje qendrore dhe TV. Nuk ka ajer te kondicionuar, pasi kjo eshte nje zone e fresket ku lartesia mbi nivelin e detit ben qe edhe ne vere te flihet me batanije. Dhomat jane te bollshme te pastra dhe te rregullta. Hoteli ofron gjithashtu nje parkim te siguruar, nje kend lojrash per femijet, nje kend sportiv ku mund te luhet basketboll ose mini-futboll si dhe nje Bar-Restorant ku ofrohen specialitete shqiptare dhe europiane. Ka gjithashtu nje taverne e cila eshte mjaft popullore per dashamiresit e muzikes dhe kercimit. Stafi i hotelit eshte i kulturuar dhe mund te komunikoje ne anglisht.
Hotel Akademia
Dhome dyshe
Dhome teke
Cmimi (per person) ne Euro
14*
25*
 
 
  *Cmimet jane per person, per nate, nese dy veta ndajne nje dhome, perfshire mengjesin (pervec rasteve kur nuk ofrohet).
Shumica e hoteleve ofrojne ulje cmimesh per grupe te medha personash dhe per qendrime te gjata ne hotel.
Fillimi   Transferta  Rreth nesh  Kontakto