|
Real
Estate ne Shqiperi
| Perse
albania-hotel.com |
| -
Cmime te uleta |
| -
Ndodhet ne Shqiperi |
| -
Nuk ka parapagim |
| - Nuk
ka takse rezervimi |
|
Albania Holidays
Albania
Holidays sh.p.k eshte nje agjensi turistike e licensuar qe
ofron: akomodim, transferta, ture, vizita ditore, organizimin e mbledhjeve
dhe konferencave te biznesit etj, si brenda ashtu edhe jashte vendit.
Ne jemi ne gjendje te plotesojme kerkesat per keto produkte turistike
si per individe ashtu edhe grupe.
Albania Holidays drejtohet nga nje grup entuziast
specialistesh shqiptar, qe kane kryer studimet jashte shtetit ne konsulence
turizmi, marketing, dhe media elektronike si dhe kane eksperience
perendimore pune.
Faqja albania-hotel.com eshte pjese e kompanise
Albania Holidays, dhe eshte ndertuar enkas per
te mundesuar akomodimin ne hotele si dhe prenotimin e sherbimeve
te tjera turistike. Pervec edukimit tone profesional, nje avantazh
tjeter qe albania-hotel.com ka ne krahasim me faqet
e tjera te internetit qe ofrojne akomodim ne Shqiperi, eshte qe
ne jemi shqiptar me vendndodhje ne Tirane. Ky fakt na jep mundesine
qe t’i kontrollojme vete hotelet qe ofrojme dhe njekohesisht
te zgjedhim mes tyre ato qe na duken me te miret per kategorine
ku bejne pjese. Megjithate mbetemi te hapur ndaj ideve dhe sygjerimeve.
Ne krenohemi me faktin qe jemi te shpejte dhe profesioniste ne komunikimin
me klientet tane. Ky fakt ka ndihmuar qe aktiviteti yne te rritet
vazhdimisht dhe ne te njejten kohe ben qe klientet tane te ndihen
te vleresuar. Ketu perfitojme nga rasti qe t’i falenderojme
ata per vleresimin dhe fjalet inkurajuese qe na kane percjelle ne
mesazhet e tyre.
Eshte kenaqesia jone t’ju ndihmojme, nese kerkohet, edhe pasi
te keni bere rezervimin e hotelit. Qellimi jone eshte t’ju
garantojme nje sherbim sa me efikas, profesional, dhe kujdes individual.
Ju – klientet – jeni pjesa me me vlere e biznesit tone,
prandaj punojme pa u lodhur per ta bere sa me te kendshme eksperiencen
tuaj me ne.
Ju mirepresim ne Albania Holidays- nje eksperience
e vecante por qe ja vlen.
Me respekt
Albania Holidays
|
|
Kategorite
e Hoteleve |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
 |
|
|
|
|
| Harta
e Shqiperise |
 |
|
| Kursi
i kembimit |
| Lek |
Blerje |
Shitje |
| Euro |
123 |
124 |
| USD |
101 |
102 |
|
Moti
ne Shqiperi |
 |
|
| |
| Makina
me qera |
 |
|
| |
| |
|